Shërbimi i mbrojtjes dhe monitorimit me anë të sistemeve të alarmit, realizohet nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm me mbështetje teknologjike dhe verifikimeve me anë të grupeve të gatshme. Kur një alarm i këtij lloji shkaktohet në objektin e klientit, grupet e gatshme nëpërmjet reagimeve të shpejta, veprojnë sipas udhëzimeve të paracaktuara. Grupet e gatshme mbajnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e monitorimit të alarmeve (qendrën e kontrollit), dhe nese është e nevojshme bashkëveprohet me policinë e shtetit, repartin zjarr-fikës dhe urgjencën mjeksore.