Security
Kontakt : 0684029101

RRETH FIRDEUS SECURITY

“Firdeus Security” Sh.P.S.F u shërben një game të gjerë konsumatorësh në shumëllojshmërinë e nevojave të tyre për sigurinë. Shërbimet tona mbrojtëse, të zhvilluara së bashku me klientët tanë, janë të projektuara për të përfshirë një nivel të lartë të teknologjisë. Bashkëpunimi i ngushtë me klientët tanë, mundëson plotësimin e kërkesave specifike me një çmim konkurues.

Shërbimet tona

Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme të mbrojtjes:

Ruajtje e specializuar nga oficerë të trajnuar posaçërisht në fushën e sigurisë

Shërbimet janë të përshtatura sipas kërkesave të biznesit dhe nevojave të sigurisë, të cilat janë të shumëllojshme dhe të ndryshme rast-pas-rasti. Ato mund të përfshijnë lloje të ndryshme të kontrollit të hyrje / daljeve me ose pa mbështetje teknike, ose shërbime të orientuara, për shembull, në mjedise publike, ose ruajtje/monitorimit të pajisjeve dhe elementëve kritike të bizneseve.

Mbrojtja me anë të oficerëve të sigurisë në lëvizje (grupet e gatshme)

Ne ofrojmë shërbime të shumëfishta, me oficerë sigurie ndaj disa klientëve në zona të caktuara pavarësisht shtrirjes gjoegrafike. Oficerët e sigurisë kryejnë patrullim përgjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, sigurojnë prezencë në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër, garantojnë pengimin e mëtejshëm të pasojave në objekt.

Mbrojtje dhe monitorim me sistem alarmi

Shërbimi i mbrojtjes dhe monitorimit me anë të sistemeve të alarmit, realizohet nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm me mbështetje teknologjike dhe verifikimeve me anë të grupeve të gatshme. Kur një alarm i këtij lloji shkaktohet në objektin e klientit, grupet e gatshme nëpërmjet reagimeve të shpejta, veprojnë sipas udhëzimeve të përcaktuara. Grupet e gatshme mbajnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e monitorimit të alarmeve (qendrën e kontrollit), dhe nëse është e nevojshme të bashkëveprohet me policinë e shtetit, repartin zjarr-fikës dhe urgjencën mjekësore.

Mbrojtje dhe monitorim me shërbimin e survejimit audio-viziv (CCTV)

Ky shërbim mundëson monitorimin e objekteve me sisteme të avancuara audio-vizive CCTV, duke siguruar mbrojtje në distancë dhe veprim në kohë reale ndaj ngjarjeve dhe incidenteve të ndryshme.

Mbjojtje individuale e personalizuar

Ky shërbim konsiston në mbrojtjen personale të individëve dhe personaliteteve të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme. Oficerët e sigurisë kanë një profil të natyrshëm dhe nivel gjykimi të lartë për të siguruar mbrotjen e individit kohë-pas-kohë. Kjo lloj mbrojtje realizohet duke kushtëzuar sa më pak mënyrën e jetesës së individit.

ADRESA

Bulevardi "Gjergj Fishta", Përballë Diplomat 2 . Tiranë
Tel : +35544504686
Cel: 0684029101 , 0684029109

Email: info@firdeussecurity.com

Rreth nesh

“Firdeus Security” Sh.P.S.F u shërben një game të gjerë konsumatorësh në shumëllojshmërine e nevojave të tyre për sigurinë. Shërbimet tona mbrojtëse, të zhvilluara së bashku me klientët tanë, janë të projektuara për të përfshirë një nivel te larte të teknologjisë. Bashkëpunimi i ngushtë me klientët tanë, mundëson plotësimin e kërkesave specifike me një çmim konkurues.

Politika e Privatësisë